Celebrities Fashion

Çfarë është ‘Sandlercore’?!

Të jesh në gjendje të dukesh bukur tërë kohës, është pak e vështirë. Sidomos kur vijmë nga një periudhë karantine, që diçka e tillë bëhet akoma më e paarritshme.

Presioni për të dalë sa më shpejt nga ajo gjendje e mjerueshme na ka bërë që të harrojmë për të bërë gati trupin tonë për sezonin e verës.
Por për këtë nuk keni pse shqetësoheni, pasi trendi më i ri vjen me ndërthurjen e rehatisë dhe stilit.

Këtu hyn në lojë ‘Sandlercore’, që do të thotë të vishesh njësoj si Adam Sandler. Aktori i njohur i humorit nuk është se promovohet nëpër rrjete sociale për veshjen e tij apo të jetë në listat e ‘veshjeve më të bukura’.
Por nuk mund të mohohet stili unik që ai ka!

Veshja e tij karakteristike me syze dielli, pantallona të shkurtra basketbolli dhe një bluzë të gjerë me mëngë të shkurtra. E gjithë kjo prej disa adoleshentëve në rrjetin social “TikTok”, të cilët kanë shprehur se dëshirojnë të vishen njejtë si ai.

Moda ndryshon në mënyra misterioze. Një trend i ri që do të konsiderohet stil elegant, është diçka e cila nuk do t’ju shkonte kurrë ndër mend.
Këpucët e gomës dhe pantallona shumë të shkurtra do të marrin vëmendjen e të gjithëve, e për më tepër të meshkujve.

Por pse pikërisht Adam Sandler?!

Stili i tij ka ndryshuar shumë që prej kohës kur trend për të ishin bluzet e mëndafshta. Por fama që ai zotëron dhe stili i tij unik duket se do ta kthejnë Sandler në një ikonë të veshjeve për meshkuj.
Ai nuk ka komplekse në veshjen e tij, Adam preferon të zgjedhë të veshë çfarë ai dëshiron, pa u shqetësuar shumë se si mund të duket.

Jemi lodhur nga orët e tëra për të zgjedhur se çfarë të veshim, ndërsa tani kemi veshjen e përshtatshme, bluzë të gjërë të madhe, pantallona të shkurtra basketbolli dhe një kapele.