A Live Night Celebrities Music Showbiz

Çfarë është sukses për një artiste si Xhensila Myrtezaj?!

E ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night” ishte Xhensila Myrtezaj, në një rrëfim të jashtëzakonshëm të saj. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa na tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë pikërisht Ajkën.

Në një episod ku veç intervistës së artistes, Xhensila solli edhe disa interpretime të mrekullueshme të këngëve të saj, ku nuk munguan as sekrete të vogla lidhur me ato projekte muzikore. E teksa u shpreh për dashurinë e saj të madhe muzikën, Xhensila na tregon se çfarë është vërtet sukses për atë. Duket se për një artiste të tillë, dashuria e publikut është fitorja më e madhe.

Pasi u konkretizua deri diku, u konsolidova si imazh tek “Ethet e së premtes mbrëma”, hapi tjetër ishte “Top Fest”, ku kam marrë shumë kënaqësi. Kompeticionet dhe spektaklet, festivalet si “Top Fest” realisht i mungojnë tregut. Unë jam shumë nostalgjike. Ti konkurroje jo vetëm si artiste, por ti konkurroje edhe me këngën. Ti jepje gjithçka që ajo këngë të shkëlqente në mënyrën e duhur. Futeshe shumë në brendësi të gjithçkaje. Çdo hap, çdo sektor e shijoje. Kam kujtime shumë të bukura nga “Top Fest”.

Përveç çmimeve, ndonjëherë ti merr përmbushje edhe nga gjërat më të vogla, nga një përqafim i sinqertë i një fanseje, nga një dedikim i një dashamirëse. Këto janë suksese të vërteta. Ti aty kupton sesa shumë bën arti yt edhe se si përcillet tek njerëzit dhe sa shumë dashuri ata të kthejnë nga pas. Mendoj se ka shumë momente të tilla. Dashuria e njerëzve, duartrokitjet e tyre, ajo është fitorja më e madhe. Besoj se këto janë ato momente që mua më përmbushin, janë momente të thjeshta por që për mua kanë shumë vlerë…

Te baladat e gjej veten. Aty më fle shpirti 100%. E dua çdo këngë që unë këndoj. Për sa i përket Xhensilës, e përmbushur është kur këndon balada.