Celebrities Showbiz

Çfarë është ‘trendi’ “hajde, ik, hajde”?!

Të gjithë kemi personazhet tonë apo programet e preferuara të cilat mezi i presim t’i shohim.
Ndoshta për të ndjekur ndonjë intervistë për të zbuluar më shumë rreth një personazhi apo programe të ndryshme argëtuese, në të cilat ndodh që të gjendet dhe dashuria.

Por kemi vënë re se shpesh herë ka ndodhur që nëpër emisione të tilla, të bëhen pyetje e biseda paksa të sikletshme për të ftuarin apo konkurrentin, si dhe debate të forta nga të cilat mbeten të lënduar dhe zgjidhja më e thjeshtë e tyre është të largohen.

Adisa Gjomemo, gjatë një interviste me Bieta Sulon, teksa pyetej për pagesën vendosi të largohej nga emisioni për shkak se nuk kishte rënë dakord me gazetarët për pyetje të tilla. Disa sekonda më vonë ajo rikthehet duke thënë se e gjitha ishte një shaka.

Por shumë herë ka ndodhur në programin e dashurisë “Për’puthen” që konkurrentët të dalin nga skena me një eufori të madhe të momentit për të mos u kthyer më, por rezulton në gënjeshtën. Dhe të bën të mendosh që është e gjitha pjesë e një shfaqje për vëmendje.

Këtu përmendim rastin e debatit të Locos dhe Melisa Lleshit gjatë “Për’puthen Prime” nga e cila Melisa mbeti shumë e prekur dhe u largua nga skena. Gjithashtu të njëjtin veprim ka bërë në një debat të nxehtë me Sindi Locin, ku kjo e fundit e ofendoi rëndë duke shkaktuar largimin e Melisës nga emisioni. Por dhe vetë Loci është larguar shpesh nga emisioni gjatë transmetimit, ku nuk mund të përballonte më bisedat me konkurrentët.

Një tjetër konkurrente e programit të dashurisë ka bërë të njëjtin veprim pas një bisede me Arjan Konomin, në të cilën kanë përmendur të shkuarën dhe gjendjen financiare të Ritvanës.

Shqipe Hysenaj ka reaguar në një mënyrë që i shokoi të gjithë ditën e sotme në emisionin “E Diell”, sepse që para se të fillonte mirë debati, ajo vendosi të largohej nga programi duke thënë që nuk do të kthehej më.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me shumë VIP-a të huaj, të cilët kanë zgjedhur të lënë përgjys intervistën, por dhe janë rikthyer.
Robert Doëney Jr i ka thënë “Mirupafshim” gazetarit në mes të xhirimit të intervistës, kjo pasi u prek rreth pagave dhe filmit të “Iron Man”. Nga ana tjetër është dhe intervista e Paris Hilton, në të cilën u pyet rreth Kim Kardashian që ka fituar më shumë famë dhe a mendonte ajo që i ka kaluar koha. Një moment i tillë e ka emocionuar dhe e bëri të largohej, por u rikthye sërish për të vazhduar bisedën, madje dhe i dha një përqafim gazetarit.

Justin Bieber gjithashtu është një prej artistëve që në moment që i është prekur interesi i tij dhe ndjenjat, ka vendosur thjesht të largohet. Kjo ka ndodhur në një radio spanjolle, ku moderatorët kanë bërë disa komente seksiste.