Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë fshihet pas fotografisë së Capital T dhe Nevina Shtyllës?

Capital T është një ndër reperat më të përfolur të momentit, pasi po sjell shumë hite të njëpasnjëshme. Dhe kur bëhet fjalë për të, çdo detaj mund të prodhojë lajm. Reperi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi, ku shfaqet me moderatoren Nevina Shtylla. Të njëjtën gjë ka bërë dhe ajo, duke e shoqëruar me mbishkrimin:

Buzëqeshje

https://www.instagram.com/p/CQ8msuqhQz7/?utm_source=ig_embed&ig_rid=178b338e-f671-4f59-a0ea-40f2d9e34a68

Menjëherë, ndjekësit e tyre kanë nisur të aludojnë se mos ndoshta prezantuesja simpatike do të jetë pjesë e këngës së ardhshme të reperit. Gjithashtu, mendohet se mbishkrimi i njëjtë në foton e publikuar nga dyshja të jetë dhe titulli i vetë këngës.

Teksa, kujtojmë se reperi bëri të njëjtën gjë, me modelen Adrola Dushi me të cilën përflitet të jetë në një lidhje, para se të lançonte klipin ku ajo ishte pjesë e tij. “C’est la vie” është kënga, ku Capital T dhe Adrola duken shumë të afërt dhe shtuan dyshime se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.