Live From Tirana Music

Çfarë fshihet pas këngëve ‘trap’ të Vert?!

Vert ishte vetëm 20-vjeç kur gjatë javëve të karantinës e izolimit social, debutimi i tij i parë muzikor “Sad” u bë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura shqiptare. Madje, ai menjëherë rrëmbeu vendin e 4-t në The Top List.

Sot ai ishte pjesë e të mërkurës artistike në Live From Tirana, ku na zbuloi disa nga prurjet më të reja e shumë premtuese. Vert na rrëfen gjithashtu si lindi pasioni i tij për tu bërë një reper i rrymës ‘trap’ dhe zbërthen realizimin e këngëve të tij.

Sad (2020)

“Me thënë të drejtën unë se prisja fare, madje as që e kisha menduar fare që mes 100 këngëve më të mira që dëgjojnë të gjithë shqiptarët të ishte pjesë dhe e imja. Aq më pak të mbante vendin e 4-t në The Top List. E shprehja talentin tim me anë të pikturës më pas vendosa të provoj sa vlej në muzikë.”

Më pas ai zbuloi kuptimin e emrit të tij të artit, Vert. Aert Radani është emri i tij i vërtetë e nisur nga kjo ai shpjegon se nëse gërmen A do t’a ktheni mbrapsht, del gërma V, pra Aert-Vert! Gjithashtu Vert në frengjisht është ngjyra jeshile, e preferuara e tij.

No Replay (2020)

“Brenda kësaj kënge kuptohet që është një histori dashurie, ka lindur nga ndjenjat. Bëhet fjalë kur jep çdo gjë nga vetja për personin e zemrës dhe nuk merr asgjë në këmbim.”

Pavarësisht se familja nuk e kupton pasionin dhe talentin për muzikën ai ka vendosur të ndjekë rrugën e tij dhe të bëjë atë që do më shumë. Kështu teksa ishte duke njohur më mirë veten, Vert u bë pjesë e “Bulza Entertainment” dhe bashkëpunoi për herë të parë me Bojken Lakon.

“Bota” (2020)

“Kjo është publikuar më 31 dhjetor, fabula e kësaj kënge tregon për punën e madhe që dikush bën për veten që në fund shpërblehet. Ti mund të punosh fort dhe gjithmonë do kesh njerëz që do të duan të të hedhin poshtë. Në fund nuk do t’ja arrijnë, prandaj janë dhe fjalët bota ka rrota.”