Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë i bashkoi disa nga reperët më të njohur shqiptarë?

Mes reperëve padiskutim që dihet se që prej krijimit të kësaj rryme kanë nisur konfliktet. Fatkeqësisht disa prej tyre kanë përfunduar edhe në dhunë fizike dhe jo vetëm ofendime në rrjet, megjithatë përgjatë viteve të fundit duket se gjakrat janë qetësuar.

Jo vetëm kaq por kanë nisur dhe bashkëpunimet mes tyre që dikur kanë qenë ‘armiq të betuar’ dhe përmendim këtu rastin më të fundit, atë të Noizy-t dhe Stresit. E me anë të një postimi në Instastory disa artistë shumë të njohur të showbiz-it janë bashkuar në një event në Gjermani dhe e kanë publikuar këtë në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për Majk, Ghetto Geasy, Lazy, Mc Kresha dhe Lyrical Son. Kujtojmë se, Getoari dhe Mc Kresha nuk kanë folur për plot 12 vite dhe tani janë miq shumë të mirë. Urojmë që ky event dhe bashkim mes djemve të sjellë dhe shumë hite për këtë sezon veror.

Kujtojmë se pas pajtimit, Ghetto Geasy dhe Mc Kresha publikuan bashkëpunimin e tyre ne Inva Mulën që rezultoi një sukses i vërtetë dhe numëron mbi 2 milion klikime në platformën YouTube.