Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë i bëri bashkë Ledrin, Sarën dhe Donald Veshaj?

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

Së fundmi Ledri ka postuar në ‘Instagram’ një video së bashku me partneren e tij të zemrës, Sara Hoxhën, ku dhe shfaqet gjithashtu aktori i njohur Donald Veshaj. Me këtë video janë ngritur dyshimet se mos ndoshta çifti i njohur do të jenë të ftuar në një nga episodet e ardhshme të emisionit të njohur ‘Më lër të flas’ ose edhe mudn të jenë duke punuar për ndonjë projekt të ri.

Para disa ditësh, Sara festoi 30-vjetorin e saj në një festë private me miq ku të ftuar ishin shumë personazhe VIP, të cilët kanë ndarë me ne pamje nga atmosfera ‘e çmendur’ dhe shumë festive e ditëlindjes së saj. Disa nga të ftuarit që kanë ndarë me ne momente nga festa janë Yll Limani, Dhurata Dora, Ardian Bujupi, Lumi B, e të tjerë.

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale.