Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë i bëri bashkë Loredanën dhe kuzhinierin e njohur turk Nusret Gökçe?!

Nusret Gökçe siç dihet tanimë është një nga kuzhinerët më të famshëm në botë për shkak të stilit të tij të veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm. Ai njihet si Salt Bae dhe u bë i famshëm disa vite më parë, pasi u bë virale një video që shfaqte metodën e tij të pazakontë të aplikimit të erëzave në biftek. Së fundmi, në një nga restorantet e tij ka qenë artistja e njohur shqiptare, Loredana. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Nusret, i cili ka publikuar një foto në Instastory ku shihet së bashku me artisten.

Kujtojmë që pjatat në restorantet e Nusret janë jashtëzakonisht të shtrenjta, ku një biftek i mbuluar me ar në restorantin e tij në Londër kushton mbi 1,400 £. Rikujtojmë, se së fundmi kuzhinieri i njohur u padit nga punonjësit e tij për punë jashtë orarit dhe për paga të vogla. Sipas avokatit të paditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur.

Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit. Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.” Ndërkaq, ushqimet e Nusret-it preferohen së tepërmi dhe restorantet e tij frekuentohen nga njerëz të famshëm të botës, përfshirë aktorë e futbollistë.

Së fundmi, vlen të theksojmë se multimilioneri është përballur me një “lumë” kritikash nga ndjekësit e tij. Ai postoi në rrjetin e tij social Instagram një video teksa takon të ëmën pas dy vitesh. Nëna e tij jetonte në një shtëpi të thjeshtë dhe modeste, pavarësisht pasurisë që ka i biri.