Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Gossip Music

Çfarë i bëri bashkë Yuri Kim dhe Bujar Qamilin?

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim nuk është hera e parë që promovon bukuritë e vendit tonë, e ndërsa së fundmi ka marrë pjesë edhe në shfaqjen në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha. Në postimin e saj në Instagram, diplomatja amerikane shfaqej në krah të këngëtarit të mirënjohur shqipar, Bujar Qamilit dhe në mbishkrimin e fotos kishte të shkruar këto fjalë:

Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë.

Rikujtojmë se para disa ditësh Ambasadorja Amerikane zgjodhi të shkojë për pelegrinazh në veri të Shqipërisë. Kim u shpreh se të ngjiste malin e Korabit nuk ishte më e forta apo më e shpejta, por ishte e fokusuar për të arritur qëllimin.

Sa i përket Bujar Qamilit, pak muaj më parë këngëtari kaloi me sukses betejën kundër COVID-19. Pas komplikacionesh të shumta, ai u dërgua me urgjencë në Itali ku dhe mori të gjithë trajtimin e nevojshëm. Ai deklaroi se gjendja e tij shëndetësore ka qënë shumë e rënduar dhe se ishte në koma për ditë me rradhë.

Këngëtari zbuloi se gjatë kohës që ishte në intubim u bë shumë agresiv, aq sa mjekët italianë u detyruan t’i lidhnin duart pasi ai dilte jashtë kontrollit. Së fundmi, i ftuar në një emision televiziv, ai u shpreh pak më shumë mbi situatën me të cilën i duhej të përballej.