Celebrities Showbiz

Çfarë i ka bërë bashkë Xhensila Myrtezaj dhe Sam Smith?!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe aktori i humorit Bes Kallaku kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra.

Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka. Prej shumë vitesh tanimë dyshja janë kudo bashkë edhe pse kohëve të fundit të shoqëruar nga vajza e tyre Ajka. Besi dhe Xhensila nuk ngurrojnë shpesh të tregojnë momente nga jeta e tyre familjare.

Së fundmi Xhensila dhe Besi po shijojnë disa ditë të mira pushimi. Çifti së bashku me vajzën e tyre të vogël, Ajkën, kanë zgjedhur Londrën si destinacion për pushimet e tyre dimërore këtë fillimviti. Teksa kanë shijuar bukuritë e kryeqytetit britanik, në një moment, çifti kanë hasur në një personazh mjaft të njohur.

Bëhet fjalë për këngëtarin anglez me famë botërore, Sam Smith, të cilin e kanë takuar rastësisht në një pistë patinazhi. Ka qenë këngëtarja ajo e cila ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi të saj dhe të Besit me vajzën, ku shihen duke bërë ‘selfie’ pranë këngëtarit. Ajo i shoqëroi fotot me fjalët:

Ditë e bukur… dhe isha e befasuar kur takova një nga këngëtarët e mi të preferuar.

Rikujotjmë se, para disa ditësh në një postim të bërë nga vetë Xhensila, teksa shfaqet duke pozuar për Krishtlindje me vajzën e saj si në një kartolinë, ndjekësit kanë dyshuar se mos ndoshta bukuroshja është shtatzanë, pasi barku duket pak më i fryrë dhe ajo shfaqet duke e mbajtur dorën në bel. Ende këngëtarja nuk ka vendosur të japë një reagim lidhur me këto dyshime, ndaj ne jemi në pritje të çfarë do të thotë ajo për të mos u nxituar.