Celebrities Film & Tv Showbiz

Çfarë i ka irrituar qytetarët e Hong Kong-ut me aktoren Nicole Kidman?!

Teksa qyteti shtrëngon kufizimet e hyrjes për udhëtarët ndërkombëtarë për të parandaluar koronavirusin, karantina në Hong Kong për yllin e Hollywood-it, Nicole Kidman nuk ka qenë e detyrueshme. Kidman, e cila udhëtoi për në Hong Kong javën e kaluar nga Sydney, u përjashtua nga një karantinë një-javore dhe u pa në qytet këtë javë duke filmuar një seri të re të Amazon Prime Video të titulluar “Expats”.

Michael Tien, një ligjvënës vendas iu drejtua Sophia Chan, sekretares së shëndetit:

Tani që keni krijuar një ligj, kjo do të thotë se të gjithë yjet e kinematografisë do të përjashtohen nga kjo kur të vijnë në Hong Kong për të xhiruar filma? Nëse jo, a mund të shpjegoni pse Nicole është më superiore se gjithë të tjerët? Edhe pse ajo më pëlqen shumë. 

Kidman shkoi për pazar në qendër të Hong Kong dy ditë pasi erdhi nga Sydney, me një avion privat. Qeveria më vonë konfirmoi se se ajo dhe katër persona nga ekipi i saj janë lejuar që të qarkullojnë lirshëm edhe pse ligji e kërkon që të vaksinuarit që vijnë nga Australia, të qendrojnë në hotel në një karantinë 1-javore.

Në një deklaratë të dhënë së fundmi, qeveria tha se kishte dhënë përjashtimin me qëllim të kryerjes së punës së caktuar profesionale. Në deklaratë u tha:

E favorshme për ruajtjen e funksionimit dhe zhvillimit të nevojshëm të ekonomisë së Hong Kong-ut.

Megjithatë kjo duket se solli reagime të shumta nga qytetarët dhe disa ligjvënës të Hong Kong-ut kritikuan vendimin. Ligjvënësja Priscilla Leung tha se:

Rasti i përjashtimit të Nicole Kidman nuk ka të bëjë vetëm me politikën, ai përfshin çështjen e sigurisë shëndetësore dhe është një çështje padrejtësie.

Rikujtojmë se, martesa 15-vjeçare e aktores së njohur Nicole Kidman dhe bashkëshortit të saj, muzikantit Keith Urban padyshim që ka një sekret të jetëgjatësisë, i cili mund të jetë edhe fakti që Keith di ta ndajë jetën personale nga ajo profesionale. Në një epsiod të “Daily Pop”, aktorja rrëfeu se partneri nuk e ka aspak problem kur asaj i duhet të interpretojë në një skenë seksi para kamerës.