Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Çfarë i lidh së bashku pagjumësinë dhe dëshirën e papërmbajtshme për të ngrënë ëmbëlsira…

Një studim i fundit nga Qendra Mjekësore Irving e Universitetit të Kolumbisë zbuloi një lidhje të drejtpërdrejtë midis mungesës së gjumit dhe dëshirës për ëmbëlsira që mund të shpjegojë dëshirën e papërmbajtshme që kanë disa persona për të ngrënë ëmbëlsira.

Ky ishte një përfundim që studiuesit e arritën pasi analizuan cilësinë e gjumit dhe dietat e gati 500 grave, të moshës 20 deri në 76-vjeçe. Kampioni mori pjesë në programin “AHA Go Red for Women”, një studim njëvjeçar i modeleve të gjumit dhe rrezikut kardiovaskular.

Gjatë anketës, ekipi zbuloi se sa më e ulët të ishte cilësia e gjumit, aq më shumë pjesëmarrësit ndjenin dëshira për sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kafeinë. Mesatarisht, ata që nuk flinin mirë gjatë sondazhit konsumuan 500 deri në 800 kalori më shumë dhe gjithashtu tejkaluan dozën e rekomanduar ditore të yndyrave totale dhe të ngopura, sheqerit dhe kafeinës, por nuk arritën dozën e rekomanduar të perimeve, bishtajoreve dhe fibrave.

Studiuesit e kanë atribuuar këtë dashuri për të ashtuquajturin ushqim rehatie për faktin se mungesa e gjumit cilësor stimulon urinë dhe shtyp sinjalet hormonale që komunikojnë ngopjen, duke e bërë shumë më të vështirë shmangien e dëshirave për ushqime të pashëndetshme. Nga ana tjetër, ushqimet e pasura me sheqer dhe kafeinë priren të mbingarkojnë sistemin, duke e bërë të vështirë të biesh në gjumë.

Dr.Brooke Aggarwal, autor i studimit shpjegoi se:

Në shoqërinë moderne, ne shpesh punojmë vonë, hamë vonë dhe ndonjëherë gjumi anashkalohet, duke neglizhuar rëndësinë e tij për stilin tonë të shëndetshëm.

Më pas ai specifikoi rëndësinë e të dhënave të mbledhura gjatë punës:

Studimi ynë nxjerr në pah rëndësinë e gjumit cilësor për kontrollin e peshës trupore, si dhe për parandalimin e mundshëm të sëmundjeve të zemrës tek gratë.

E keni kapur veten ndonjëherë mat duke përfunduar të gjithë kutinë e çokollatave? Shfrenimi nga një natë më para me ushqime jo të shëndetshme ose me ëmbëlsira mund të “dëmtojë” dietën tuaj, por më e rëndësishmja është se çfarë bëni pas kësaj.

Pikë së pari mos lini në mes dietën tuaj vetëm për një vakt të tepruar. Mund t’ju tundojë ideja e të hequrit dorë pas këtij “devijimi”, por me të vërtetë ndjenja e fajit është më e vështira për tu kaluar. Ne gjithashtu mund t’ju ndihmojmë të “rikuperoheni” në këtë link me 7 ushqime të cilat janë shumë të shëndetshme.