Lajmet e fundit

Çfarë i ndodhi Luana Vjollcës që ka pezulluar të gjitha koncertet e saj?

Luana Vjollca përveç angazhimit të saj si prezantuese nuk ka lënë asnjëherë pas dore dhe pasionin e saj me këngën. Menjëherë pas përfundimit të “Shiko Kush Luan”, prezantuesja nisi punën për këngën e saj “1 mijë vjet’ që ka vetëm 1 muaj nga publikimi.

Jo vetëm kaq, por Luana duket se e ka marrë shumë seriozisht duke lidhur kontratë me një ndër kompanitë më të mëdha të menaxhimit të artistëve, ‘Sony Music’. Për këtë hap kaq të rëndësishëm të karrierës së saj, ajo u shpreh se ndihet shumë krenare, pasi po realizon atë që e ëma e saj nuk mundi.

Megjithatë, fansat e Luanës me të drejtë duan të shohin idhullin e tyre në koncerte, tanimë që ajo është shumë e angazhuar në këtë drejtim. Ajo ka zbuluar për ta se po punon me diçka shumë interesante ndaj ka pauzuar nga koncertet. Një postim të njërës prej ndjekëseve të saj, prezantuesja bukuroshe e ka ripostuar duke zbuluar dhe mesazhin që ju ka dërguar.

Më mungoni shumë dhe do doja shumë t’ju shihja në çdo qytet, por i kam pezulluar të gjitha koncertet sepse po punoj mbi diçka të madhe që vjen me shpresë sa më shpejt!!! 

Të gjithë jemi sy e veshë për të parë se çfarë do të sjellë Luana këtë herë!