Food & Drink Lifestyle

Çfarë jeni duke rrezikuar nese po i piqni këto ushqime në letër alumini…

Përdorimi i thjeshtë i letrës së aluminit, sado i shpeshtë qoftë, nuk paraqet problem. Problemi shfaqet kur letra e aluminit përdoret për pjekje ose në ushqim të nxehtë. Në fakt, është më e rrezikshme kur ushqimi përfshin limon, lëng domate, verë të bardhë ose kripë. Më pas, nxehtësia e ushqimit lëshon alumin, duke e transferuar atë në ushqim.

Alumini është një neurotoksinë dhe sipas shkencëtarëve, produktet që përmbajnë alumin ka të ngjarë të rrisin rrezikun e zhvillimit të Alzheimerit, demencës dhe disa llojeve të kancerit. Njerëzit me nivele të larta të aluminit në trupin e tyre zhvillojnë shumë nga simptomat që gjejmë në demencë, Parkinson, ADHD, autizëm dhe sëmundje të tjera neurologjike, gjë që u tregon shkencëtarëve rolin e rëndësishëm të neurotoksinës.

Alumini mund të mbetet në trupin tonë, veçanërisht në indet e trurit, kockat, shpretkën, muskujt, mëlçinë dhe zemrën. Duke ndërmarrë hapa të thjeshtë për të mbrojtur veten, ju mund të zvogëloni ekspozimin tuaj ndaj tij, ndërkohë që i jepni trupit tuaj një shans për të hequr qafe këtë metal toksik, duke mbrojtur shëndetin tuaj ndërsa plakeni. Përkundrazi, nuk ka asnjë efekt të dëmshëm nëse mbështjellim ushqime të ftohta, bukë të thekur dhe ushqime të tjera.

A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se letrën e aluminit mund ta përdorni edhe për trupin tuaj? Në vend që ta përdorni vetëm për gatim, filloni ta përdorni për arsye të tjera që mund të përmirësojnë problemet shëndetësore. Letra e aluminit mund t’ju shpëtojë nga ftohjet e lehta, të luftoni pagjumësinë dhe gjithashtu të trajtoni çështje të tjera të përditshme.