Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur me Arbër Hajdarin pas eksperiencës si opinonist në “Big Brother VIP”? Ja çfarë thotë ai…

Arbër Hajdari për muaj me radhë ashtu sikurse banorët e “BBV” ishte në qendër të vemendjes lidhur me opinionet e tij të drejtëpërdrejta kundrejt konkurentëve, por çfarë ka ndodhur me të pas rrugëtimit të tij në “BBV” dhe çfarë marrëdhëniesh ruan ai me banorët e edicionit të parë të këtij “reality show” që theu çdo parashikim për shikueshmërinë. Do vijojë të jetë sërish në karrigen e opinionisit apo planet e tij tashmë janë në një tjetër drejtim? I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ai ka rrëfyer më shumë…

Arbër tashmë besojmë ke rënë në qetësi përsa i përket lajmeve nëpër portale që lidheshin me komentet e tua në “BBV”. Ka pasur ndonjë lajm apo tituj që ndoshta atë periudhë nuk e ke pëlqyer aspak?

Ka pasur shumë trillime, shumë thashetheme. Disa herë janë munduar të përfshijnë dhe emrin tim. Unë jam munduar të jem shumë i drejtë në gjykimin tim. Unë jam përpjekur të jem i tillë. Nuk jam shqetësuar shumë për këto lajme sepse nuk mund t’i japim kohë këtyre gjërave, koha është shumë e çmuar. Jam mësuar me tituj që kur kam filluar punën time. Une vazhdoj të jem po i njëjti. Jam munduar që këto gjëra të mos ma heqin fokusin.

Më cilët prej banorëve të BBV ruan marrëdhënie dhe me kë prej tyre je takuar së fundmi?

Kam pasur kontakt me një pjesë të madhe banorësh. Kam takuar Monikën, Arjolën, Sabjanin, Ilirin, Beniadën. Vetëm sa jemi përshëndetur, jo takime të gjata. Koha si për ata si për ne është e çmuar.

Nisur nga shumë prej personazheve publik që ti ke bashkëpunuar për projektet e tua, kë do dëshiroje të shihje në “BBV 2” për ta njohur në një tjetër dimension?

Kishte një numër personazhesh që hynë për të bërë ato darkat brenda shtëpisë. Ishtë p.sh. Agron Llakaj, Ermal Mamaqi… Do të ishte shumë interesante. Nuk e di p.sh. Goni si do shkonte. Më bën shumë kurioz, do të ishte interesante.