Celebrities Live From Tirana

Çfarë ka ndodhur me Instagramin e VIP-ave këtë javë?!

Fundjava i përket argëtimit, fotove dhe numrit të shifrave të ndjekësve të VIP-ave ndërkombëtarë dhe atyre shqiptarë. Një nga pjesët më të preferuara të emisionit të paraditeve në Top Albania Radio, “Live From Tirana”, është padyshim edhe “Social Top 5”.

Nëpërmjet kësaj rubrike ne mësojmë çdo të re që ndodh me ndjekësit e Instagramit të VIP-ave shqiptarë apo të huaj. Sa kanë ndryshuar shifrat e tyre këtë javë?

Personazhe të huaj

5. Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen në çdo event që ka marrë pjesë së fundmi, duke u shfaqur me partnerin e saj të ri, Ben Affleck. Profili i saj në Instagram është rritur me 1 milion ndjekës.
4. Kim Kardashian, gjithashtu është rritur me 1 milion ndjekës, që ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në “Met Gala” me veshjen komplet të mbuluar ngjyrë të zezë.
3. Hailey Bieber aludohet se mund të jetë shtatzënë, kjo i ka bërë fansat kuriozë për modelen dhe ajo ka shtuar 1.2 milion ndjekës në Instagram.
2. Kylie Jenner është rritur me plot 2 milion ndjekës, duke shkuar kështu në 268 milion njerëz që e ndjekin atë, ndoshta dhe për shkak të bujës që ajo bëri me shtatzëninë e saj të dytë.
1. Kendall Jenner gjithashtu ka patur rritje të frikshme këtë javë, ku ka fituar plot 3 milion ndjekës, duke shkuar në 189 milion.

Personazhe shqiptarë

5. Megi Pojani ka një ulje ndjekësish. Ajo ka humbur 1 mijë ndjekës pavarësisht fotove provokuese që ajo poston shpesh herë.
4. Arbana Osmani është në qëndër të vëmendjes për shkak se “Big Brother Vip” do të fillojë së shpejti. Ajo ka fituar 1 mijë ndjekës.
3. Klea Huta po merret me një biznes të sajin, gjë që ka shtuar kuriozitetin e njerëzve. Ajo është rritur me 2 mijë ndjekës.
2. Gjithashtu të njëjtin numër ndjekësish ka fituar edhe këngëtarja shumë karizmatike Ronela Hajati, duke shkuar në 709 mijë fansa në Instagram.
1. Einxhel Shkira ka fituar plot 8 mijë ndjekës për këtë javë. Shkak mund të jenë bërë dhe postimet e saj nga pushimet.