Celebrities Live From Tirana Showbiz

Çfarë ka ndodhur me ndjekësit e të famshmëve këtë javë në “Social Top 5”?!

Si çdo javë në emsionin e “Live From Tirana” ditën e premte kemi edhe rubrikën shumë të dashur për ju e cila quhet “Social Top 5”. Normalisht që gjatë gjithë ditës ne jemi shumë aktivë në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për Instagram-in. Lidhur edhe me zhvillimet më të fundit jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, në këtë rubrikë monitorohen personazhet të cilët kanë arritur që të shtojnë më shumë ndjekës gjatë javës.

Personazhet shqiptarë

5. Aktori i njohur dhe shumë i suksesshëm Nik Xhelilaj ka fituar 1.5 mijë ndjekës brenda kësaj jave. Ai ka treguar se do të vijë me plane dhe me projekte të reja që kanë të bëjnë me vendin tonë, ai ka thënë gjithashtu se do të qëndrojë për njëfarë kohe këtu për të zhvilluar dhe për të biseduar në lidhje me gjithçka.

4. Fatma Haxhialiu ka bërë bujë me fushatën “Let’s Talk Period” dhe këtë javë ka fituar 2 mijë ndjekës.

3. Në vend të tretë renditet Ronela Hajati të cilën angazhim i saj në ‘Eurovision’ padyshim që e ka bërë të jetë në qendër të komenteve. Ajo ka fituar 3 mijë ndjekës.

2. Beatrix Ramosaj dhe hiti i saj i ri “Ma shumë sa ti” janë kryefjala e ditëve të fundit. Këngëtarja është rritur me 4 mijë ndjekës në Instagram këtë javë.

1. Në vend të parë qendron Alban Skënderaj. Artisti i suksesshëm ka fituar plot 5 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj

5. Në vend të pestë me 100 mijë ndjekës më shumë kemi Elon Musk. Ky i fundit nuk është mjaftuar thjesht si aksioner i Twitter, por duket se e do të gjithë kompaninë për vete.

4. Aktori i njohur Will Smith thuhet se është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Hollywood. Smith ka fituar 700 mijë ndjekës më shumë në Instagram.

3. Në vend të tretë është Kim Kardashian me 2 milionë ndjekës më shumë. Bukuroshja është duke përjetuar një romancë të ëmbël me komedianin Pete Davidson dhe duket se fansat po e pëlqejnë gjithnjë e më shumë.

2. Në vend të dytë renditet këngëtarja e talentuar dhe shumë e dashur Shakira. Ajo ka shtuar 3 milionë ndjekës në Instagram.

1. Po ashtu me të njëjtën shifër ndjekësish është dhe Kendall Jenner me po 3 milionë fansa më shumë në Instagram.