Celebrities Showbiz

Çfarë kanë njerëzit me veshjen e Hailey Bieber?!

Lajmi se Justin dhe Hailey Bieber takuan presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Zonjën e Parë, Brigitte, mori dhenë dhe ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi. Ishte Justin Bieber ai i cili postoi foton në llogarinë e tij në “Instagram” dhe mënjeherë vërshuan komentet e ndjekësve.

Në foton zyrtare, dukeshin të gjithë shumë bukur, përveç një problemi të vogël, veshja e Hailey-t.  Sado moderne që mund të ishte, dukej se nuk i përshtatej shumë mirë këtij rasti. Sipas kritikëve, takimi ishte serioz, dhe fustani i modeles do të kishte qenë më i denjë për ndonjë event tjetër.

Disa prej komenteve në foto ishin:

Hailey-n harruan ta njoftonin që ka një kod për veshjen!

A nuk kishe fustan tjetër?

Kush është përgjegjës për këtë veshje?

Nuk e keni të qartë që po takoni një president dhe jo një stilist?

A nuk ishte ftohtë në zyrë?