Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip

“Çfarë ke me mua Manush?”, konflikt mes Edi Manushit dhe Meri Shehut?!

Astrologia Meri Shehu njihet për parashikimet e saj nga ana astrologjike. Së fundmi, astrologia është shpeshherë e ftuar nëpër studio televizive për të bërë parashikimet e Kampionatit Europian. Deri më tani, parashikimet e saj kanë rezultuar të sakta, ku parashikimi i saj mbi ecurinë e Anglisë doli i vërtetë.

Prezantuesi i emisionit, Isli Islami në bisedë me Merin, e ka sugjeruar në formë shakaje të merret me prezantimin e emisionit “Procesi Sportiv” dhe këtu astrologia na zbulon diçka që nuk e dinim.  Ajo tha se që me ardhjen e Manushit si autor dhe drejtues i emisionit “Procesi Sportiv”, ajo nuk ka qenë më e ftuar.

Në fakt që kur ka ardhur Edi tek Topi dhe Procesi Sportiv, unë nuk nuk e kam prekur. Nuk e di pse, ndoshta energjia. Si duket janë distancuar. 

E pyetur nëse mes saj dhe Manushit ka ndonjë konflikt, Meri tregoi se nga ana e saj nuk ka asnjë problem me të.

Unë nuk kam asgjë me Manushin, por që kur është futur Manushi u bë 10 vjet që nuk e kam prekur më këtë gjë. Nga futbolli nuk distancohem se vij nga një familje që është marrë me futboll. Ja e bëmë thirrjen për të më marrë në emision.