Celebrities Film & Tv Showbiz

Çfarë kishin për të thënë yjet e “Dancing With The Stars” për performancat e tyre në mbrëmjen e sotme?!

Duke qenë se kjo ishte një mbrëmje me këngët e Top Fest ndër vite, shumë prej VIP-ave pasi mbaruan performancat e tyre ndanë edhe mendimin personal në lidhje me këngët që ishin zgjedhur. Sara Hoxha u shpreh se këtë natë ia dedikonte partnerit të saj, këngëtarit të njohur Ledri Vula duke qenë se edhe performoi një këngë të tij.

Për mua është shumë e veçantë të performoj këngën e Ledrit. Këtë natë dua t’ia përkushtoj Ledrit.

Ardit Çuni gjithashtu u shpreh se ndihej i privilegjuar që performoi nën ritmet e këngës së Dr. Florit, mbi të gjitha shtoi se debutimi i tij i parë në Top Fest ka qenë po në të njëjtin vit me këtë hit. Këngëtari tha se ndihej shumë krenar që sonte në “DWTS” iu dha mundësia që ta performonte.

Elhaida Dani tha se ndjente një përgjegjësi shumë të madhe duke qenë se mbrëmjen e sotme performoi një nga këngët e saj të Top Fest. Ndërkohë ju njohim me të gjithë performancat e mbrëmjes së sotme dhe me vlerësimin e jurisë për secilin nga çiftet.