Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më me stil dhe padyshim që tanimë është edhe një blogere shumë e njohur në Shqipëri. Jo shumë aktive me këngë të reja, por gjithsesi nuk i ka munguar audiencës edhe me paraqitjet e shumta televizive.
Çdokush është në dijeni për lidhjen e bukuroshes me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, lidhje kjo që përfundoi para disa kohësh. Ata janë fotografuar herë pas herë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë ngurruar të shfaqen së bashku në publik.
Pas ndarjes nga këngëtarja, Romeo Veshaj nga ana tjetër ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë për një romancë të re me vajzën e Niko Peleshit, Aleksia. Jonida Maliqi postoi para pak ditësh një video ku tregonte se mamaja e saj është e fiksuar me “Big Brother VIP”.
Ditën e kaluar Jonida ishte e ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në 5” në Top Channel, ku ndër të tjera ka komentuar dhe katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Ajo u ndal dhe pak tek Donaldi, për të cilin tha se ruan marrëdhënie shumë të mira si shok dhe se edhe jashtë shtëpisë më të famshm në Shqipëri ai është sërish njësoj. Jonida u shpreh:
Unë të gjithë i kam miq, të gjithë i njoh, përveç Beniadës. Jam shumë feministe si natyrë dhe sigurisht që karakteri i Einxhel më pëlqen. Është mjaft e fortë dhe ka vuajtur shumë. Historia e saj personale më bëri që të prekem jashtëzakonisht shumë. Donaldin e kam shumë xhan dhe vazhdoj ta kem mik. Donaldi është ai djali që është edhe jashtë, për mua nuk ka luajtur. Iliri me pjekurinë e tij është shumë strateg dhe ka ditur ta luajë lojën në mënyrën më perfekte të mundshme. Beniada është vajza që do të donim të gjitha ta kishim shoqe.