Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë mendimi ka Kiara për puthjen në buzë që i dha Olta para disa ditësh?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak më parë në një bisedë me Efin, Kiara ka rikujtuar puthjen në buzë që i dha Olta para disa ditësh përpara Luizit. Për Kiarën ky nuk ishte një veprim normal, por thjesht nuk deshironte qe ta zmadhonte si gjest

Kur ma bëri që më bëri atë puthjen edhe ajo nuk mu duk normale fare,  pavarësisht se thash okej … po thash hajde ska gjë mos e bëj të madhe.. 

 

Vetëm pak më parë në një bisedë mes disa prej banorëve, ku tema ishte si gjithmonë Luizi dhe ofendimet e tij, Efi iu drejtua Kiarës duke i thënë se shkaktare për këtë dhe sjelljen e tij është ajo, pasi sipas saj Kiara e toleron dhe e mbështet Luizin.