Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë mendimi kanë shqiptarët për lirinë e shtypit në vendin tonë?

Shqipëria ka rënë në nivelin më të ulët historik në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Gazetarëve pa Kufij, duke u renditur në vendin e 103 nga 180 në 2022, duke zbritur me 20 vende në vetëm një vit. Shqipëria u rendit në vendin e 83 vitin e kaluar, një vend më lart nga 84 në 2019. Megjithatë, viti 2021 duket se ka marrë një kthesë të rëndësishme për më të keqen pasi rezultati i tij ra nga 69.41 nga 100 në 56.41. 

E në një sondazh të bërë nga TAR, shqiptarët janë pyetur nëse ekziston në vendin tonë liria e shtypit dhe njësoj si sondazhi dhe votuesit janë të mendimit se liria e shtypit nuk është në nivelin e duhur pasi 67% e tyre kanë votuar për Jo, vetëm 17& e tyre për Po dhe 17% kanë zgjedhur të abstenojnë.

Për të folur më shumë rreth kësaj ishte i ftuar në emisionin “Live from Tirana” para pak ditësh gazetari Thimi Samarxhiu. Në çfarë situatë gjendet shtypi sot?

Ka humbur misioni i gazetarit. E gjitha në fund të ditës është marketing, biznes. Ne vet gazetarët biem në autocensurë. Është më e madhe sesa vet censura apo direktiva që vijnë nga drejtuesit. Është edhe presioni politik, jo i drejtpërdrejtë mbi gazetarët, që iu thuhet të mos e bëjnë.  Nuk kemi parë gazetarë t’i shkojnë mbrapa një politikani e t’i kërkojnë llogari. Për sa kohë je gazetar duhet t’i ndash disa gjëra. Liria e informacionit është ajo që ti si gazetar i kërkon të dhëna një institucioni shtetëror. Me anë të një shkrese ke të drejtën ta kërkosh. Kjo për fatin e keq nuk respektohet nga institucionet shtetërore.