Health & Beauty

Çfarë ndodh me ju nëse përdorni shpesh vajra esencialë…

Vajrat esenciale janë konsideruar ilaç për të gjitha llojet e sëmundjeve: nga problemet e lëkurës e deri tek problemet e shëndetit mendor. Megjithatë, këto vajra nuk janë aq të padëmshëm sa duken. “Bright Side” tregon rreziqet që fshihen pas rutinave të bukurisë, ku përfshihen edhe vajrat esencialë.

1.Helmimi

Studimet tregojnë se mijëra njerëz janë helmuar me vaj esencial vitet e fundit dhe më shumë se gjysma e tyre përfshinin fëmijë. Toksiciteti përhapet me shpejtësi dhe kërkon vetëm një sasi të vogël vaji për të krijuar një situatë kërcënuese për jetën. Mund të shkaktojë të vjella, dëmtime të mushkërive dhe depresion të sistemit nervor qendror.

2.Ndjeshmëria ndaj diellit

Disa vajra esencialë janë foto-sensibilizues, që do të thotë se rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj dritës së diellit. Këtu përfshihen vajrat e limonit. Shumë fruta agrume përmbajnë një përbërje të quajtur furokumarinë, e cila mund të shkaktojë djegie kimike kur ekspozohet ndaj dritës së diellit. Në rastet më të rënda, edhe disa minuta nën rrezet e diellit mund të rezultojnë në flluska dhe shpërthime.

3.Probleme me lëkurën

Gama e problemeve të lëkurës të shkaktuara nga vaji esencial ndryshon nga acarimet e vogla deri tek alergjitë, si për shembull, dermatiti. Reagimet alergjike çojnë në skuqje, kruajtje dhe djegie. Vetë lëkura mund të thahet, të bëhet me luspa dhe të fillojë të plasaritet. Është një ide e keqe të përdorni vajra në lëkurën e dëmtuar pasi ajo absorbon më shumë vaj dhe reagimi mund të jetë i papritur dhe i pakëndshëm. Kurrë nuk duhet të përdorni vaj të patretur: mund të jetë krejtësisht i rrezikshëm për lëkurën tuaj!

4.Rreziqet ndaj shtatzënisë

Disa vajra esenciale përmbajnë aditivë dhe papastërti që mund të jenë të  dëmshme për gratë shtatzëna. Ndjeshmëria e tyre famëkeqe ndaj aromave dhe shijeve mund të rezultojë në efekte anësore të këqija të përdorimit të vajit esencial, si të përziera, dhimbje koke, të vjella dhe marramendje. Edhe vajrat e aplikuar në lëkurë mund të depërtojnë në placentë dhe të ndikojnë tek fëmija. Në skenarin më të keq, shtatzënia mund të përfundojë me abort.

5.Alergjitë

Duke lënë mënjanë problemet e lëkurës, reagimet alergjike ndaj vajrave esenciale mund të ndikojnë në sytë dhe sistemin e frymëmarrjes. Pra, përvoja juaj me vajrat mund të shkaktojë teshtitje apo rrjedhje hundësh.

6.Vajrat nuk janë aq të këqij.

Problemi nuk është se sa të rrezikshëm mund të jenë, por si përdoren. Pjesa më e madhe e thashethemeve rreth vajrave buron nga fakti se ato janë produkte natyrale dhe, për këtë arsye, nuk mund të jenë të dëmshme. Gjë që është e pavërtetë.

Disa vajra kanë veti anti-parazitare dhe antiseptike, mund të ndihmojnë me problemet e flokëve dhe aromat e tyre qetësuese ndihmojnë në lehtësimin e stresit. Megjithatë, kur keqpërdoren, mund të shkaktojnë problemet e listuara më lart. Pra, më e mira që mund të bëni është:

1.Konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni vajra.

2.Shikoni sesi trupi reagon ndaj tyre.

3.Provoni një sasi të vogël vaji në krahun ose këmbën tuaj. Në këtë mënyrë ju mund të shihni nëse keni alergji.

4.Mos i përdorni shumë.

5.Mos kini frikë t’i provoni ato.