Health & Beauty Lifestyle

Çfarë ndodh me ju nëse uleni keq kur kryeni nevojat personale? Ekspertët paralajmërojnë…

Kanceri i zorrëve, një formë e zakonshme e kancerit kolorektal, po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në vendet perëndimore. Faktorët e rrezikut janë të shumtë, por pasiviteti fizik dhe pesha e tepërt besohet se janë dy shkaktarët kryesorë të sëmundjes. Sipas ekspertëve, qëndrimi në mënyrë të gabuar gjatë kryerjes së nevojave personale mund të rrisë gjithashtu rrezikun për kancerin e zorrëve.

Një numër i madh studimesh epidemiologjike tregojnë për kapsllëkun kronik si një faktor rreziku kryesor për kancerin e zorrëve. 63% e rasteve të kancerit të zorrëve janë të përqendruara në vendet perëndimore.

Sipas ekspertëve një ndër shkaqet mund të jetë se perëndimorët ulen plotësisht në tualet, me minuta të zgjatura për të kryer nevojat, ndërsa në vendet në zhvillim, është shumë më e zakonshme të rrish pa u ulur tamam, në formë ‘squats’ dhe për më pak kohë. Të ulesh plotësisht sjell më shumë gjasa për kapsllëk sesa të rrish në formë ‘squat’.

‘Squat’ është një pozicion i natyrshëm për kryerjen e nevojave dhe është më i përshtatshmi. Së pari, sepse lejon gravitetin të bëjë pjesën më të madhe të punës. Kur uleni, pesha natyrale e bustit tuaj rëndon mbi WC, që do të thotë se trupi ka më pak nevojë për tendosje.

Tre të katërtat e grave nuk e dinë se fryrja e barkut është një simptomë kryesore e kancerit të vezoreve. Një sondazh me 1000 gra në Britani për kancerin e vezoreve zbuloi se 79% e grave nuk e dinin që fryrja e barkut është një simptomë e kësaj sëmundje. 68% ishin të pavetëdijshme se dhimbja e barkut është një shenjë dhe 97% nuk ishin të vetëdijshme se edhe fryrja është një simptomë.

Shumica e grave, (99%) nuk e dinin se nevoja për të urinuar më urgjentisht është gjithashtu një shenjë, ndërsa provat tregojnë se grave shpesh mund t’u thuhet se simptomat e tyre janë më shumë të ngjashme me simptomat e sindromës së zorrës së irrituar (IBS).