Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodh me telefonin e Afërdita Dreshajt, kur partneri e ka atë për disa sekonda?

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të këtij viti. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

E kur bëhet fjalë për marrëdhënien në çift gjithmonë ka shumë kuriozitet, sidomos kur bëhet fjalë për një personazh si Afërdita të cilën nuk kemi mundësinë ta shohim thuajse asnjëherë në intervista. E nëse po mendonit se çfarë ndodh kur partneri ka telefonin e saj, modelja me një postim në Instastory ka treguar se ai shkrep shumë foto plot humor duke ja lënë Afërditës në galeri.

Ja çfarë ndodh kur bashkëshorti im ka telefonin tim për 30 sekonda

Epo, kjo është marrëdhënia në çift që duam!

Afërdita së bashku me partnerin e saj së fundmi morën një vendim shumë të rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.

E së fundmi, teksa po jetojnë së bashku në Çeki, familja tregon shpesh me anë të postimeve në rrjete sociale se po kalojnë një kohë të mirë. E gjithashtu, modelja bukuroshe nuk ngurron të tregojë detaje nga jeta e saj tek ndjekësit e saj dhe në një ‘bisedë online’ të bërë së fundmi me ta ajo ka treguar se ku i pëlqen më shumë të jetojë në Amerikë apo Europë pasi është pyetur.

Sa shumë pyetje rreth kësaj teme. Bashkëshorti im luan hockey dhe këtë vit po luan në Republikën Çeke. Do të jemi këtu deri në Mars. Amerika është shtëpia jonë, gjithmonë do të kthehemi. Por jemi shumë me fat që po përjetojmë këtë eksperiencë me Sky gjithashtu.