Celebrities Film & Tv Showbiz

Çfarë ndodhi me aktoret e ‘Eternals’ që nuk morën pjesë në ‘ELLE: Women In Hollywood”?!

Aktoreve të njohura Angelina Jolie, Gemma Chan, Salma Hayek dhe Lauren Ridloff, me pak fjalë yjeve të filmit me superheronj të ‘Marvel’ iu desh që të anulonin paraqitjen e tyre për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur një burim për ‘ET’ ku ka treguar se:

Njëzet minuta para fillimit të ceremonisë së madhe, “Disney” i tha ‘ELLE’ se Salma Hayek, Angelina Jolie, Gemma Chan dhe Lauren Ridloff nuk do të merrnin pjesë për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj COVID-19. Për shkak të kësaj, kasti është detyruar të largojë pjesën tjetër të paraqitjeve të tyre të drejtpërdrejta derisa të qartësohen plotësisht dhe ‘Disney’ të vazhdojë duke u përpjekur.

‘ELLE’ ka raportuar gjithashtu se aktoret, të cilat përbënin katër nga nëntë të ftuarat speciale të mbrëmjes në eventin e madh, ishin caktuar të mbanin fjalime në ngjarjen gala, dhe mungesa e tyre u vu re edhe në fjalët e hapjes të bëra nga Kryeredaktorja e ‘ELLE’, Nina Garcia.

Unë jam shumë mirënjohëse që jam sonte personalisht me ju. Sidoqoftë, realiteti i botës në të cilën po jetojmë tani kërkon rregulla të reja. Siç mund ta keni dëgjuar, kasti i ‘Eternals’, të cilin po e nderojmë këtu sonte, sapo u ekspozua në lidhje me COVID dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt ata superheronj tani janë në një super-izolim. Na vjen keq, por ky është realiteti i ri.

Të katër aktoret u shfaqën së bashku në tapetin e kuq në premierën e eposit me superheronj  të ‘Marvel’ në Hollywood të hënën, së bashku me kolegët e tyre, duke përfshirë Kumail Nanjiani, Richard Madden, Kit Harrington. si dhe regjisorin Chloé Zhao dhe shumë të tjerë.

Për momentin është e paqartë se ku dhe kur mund të ketë ndodhur ekspozimi dhe nëse dikush tjetër mund të jetë ndikuar nga burimi i mundshëm i ekspozimit por ‘Disney’ nëpërmjet një deklarate ka bërë me dije se:

Më herët ne ishim të vetëdijshëm për një ekspozim të mundshëm ndaj COVID-19, dhe ndërsa të gjithë talentet tanë kanë rezultuar negativë, për shkak të një kujdesi të madh, ne po përqendrohemi në paraqitjet virtuale dhe jo ngjarjet personale.