Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi mes Elvanës dhe Alketa Vejsiut? Këngëtarja flet për herë të parë

Elvana Gjata është rikthyer më fuqishëm se kurrë dhe këtë nuk e themi ne, por miliona klikimet që këngët e saj numërojnë vetëm brenda pak ditësh dhe renditjet në klasifikime ku ajo kryeson. Në këtë rikthim të sajin, këngëtarja zgjoi kureshtjen e publikut për shumë gjëra dhe nuk mund të mungonte në një intervistë për t’ju përgjigjur disa pyetjeve që dhe pse kanë kohë që kanë ndodhur janë pa përgjigje.

E ftuar së fundmi në emisionin “NIN”, Elvana ka treguar për ngjarjen që nuk ngeli i madh e i vogël pa e dëgjuar asokohe. Festivalin e drejtuar nga Alketa Vejsiu, që të gjithë prisnin që ta fitonte Elvana, teksa ajo u pozicionua në vend të dytë dhe e fitoi Arilena, u duk si një diferencim mes këngëtareve. Moderatorja, asokohe i komentoi Elvanës në një post të sajin, por ajo e la pa përgjigje dhe portalet shpërthyen me titujt, ““Ia lë seen Alketës”. Elvana më në fund theu heshtjen dhe foli rreth kësaj çështje.

Kur pashë shkrimin e kuptova se çfarë kishte ndodhur se nuk e dija. Absolutisht nuk e pashë komentin e Alketës e t’ia ktheja fillonin prapë nga fillimi e pastaj thashë më mirë lëre fare. Më ka shpëtuar mes qindra komenteve.  Po jo se s’ka çfarë të sqaroj sa herë shkruajnë mediat, kemi dhe ne punët tona. 

Elvana gjithashtu zbuloi dhe këngën e saj të preferuar midis gjithë këngëve të saj. Teksa në fillim nuk donte të ndante asnjë nga projektet pasi i sheh si fëmijët e saj, pak pa dashur këngëtarja veçoi “Më fal” të albumit EP.

Me i nda si me i vra. Nuk di, vërtet. I dua shumë, i kam si fëmijët e mi. Po dhe mua më pëlqen shumë “Më fal”, e kam përzemër.

Së fundmi, Elvana erdhi në bashkëpunim me Ylli Limanin me dy projekte muzikore në një “E di x Marre”, të cilat renditen në vendin e parë në klasifikim e ‘The Top List”.

31/07/2021