Celebrities Showbiz

Çfarë ndodhi në takimin mes Fjoralba Ponarit dhe Dj Dagz?!

Një nga çiftet më të pëlqyera të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ishin padyshim Einxhel dhe Dj Dagz. Megjithatë të gjithëve na erdhi shumë keq që rrugëtimit të Dagz i erdhi fundi dhe Einxhel mbeti e vetme brenda shtëpisë.

Kjo ‘ndarje’ e çiftit nga banorët e tjerë që zgjodhën t’i nxjerrin në nominim kokë për kokë, ka shkaktuar shumë reagime nga personazhet e famshëm, të cilët i kanë dalë në krah dyshes. Ndër to kanë qenë dy mikeshat e ngushta të Einxhel, Fjoralba dhe Argjira.

Fjoralba Ponari njihet për miqësinë e saj shumë të mirë me Einxhel. Së fundmi, në një ‘ask’ në llogarinë e saj në Instagram, moderatoren e kanë pyetur se kur do takohet me Dagz, me të cilin shoqja e saj nisi një romancë në shtëpi. Por, Fjoralba jo vetëm tregoi se e ka takuar, por dha edhe mendimin e saj për të.

U takuam. Sapo la garën, para se të nisej për Prishtinë. Djalë i zgjuar dhe me këmbë në tokë.

Teksa Dagz po takohej me të gjithë banorët gjatë momentit që po linte shtëpinë, kur erdhi rradha për t’u takuar për herë të fundit me të dashurën e tij të zemrës, kjo e fundit u shpreh me fjalët: “Të dua shumë!” Ndërkohë javën e kaluar duke biseduar me Beatrix në oborr, Einxhel nuk nguroi që të shprehej sërish me disa fjalë zemre për Dagzin. Ajo është shprehur shumë e lumtur që ka pasur mundësi që ta njohë dhe se është mjaft mirënjohëse.

Dalja e DJ Dagz nga “Big Brother Vip” pas një televotimi të papritur e mërziti shumë partneren e tij Einxhelin me të cilën filloi të krijojë një histori të bukur dashurie. Me postimet e para pas daljes në rrjetin e tij social Instagram, Arbri e ka kujtuar atë teksa në një foto shfaqet veshur me bluzën e saj, ndërsa në një tjetër foto shihet krah Einxhelit dhe nënshkrimi nënkupton vetëm dashuri.