Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po lind mes aktores së filmave për të rritur dhe Don Xhonit?

Don Xhoni, reperi më i ri në tregun muzikor u bë shumë i famshëm me freestyle-in e tij hit “Make a pose”. Madje, së fundmi aktorja e filmave për të rritur me origjinë shqiptare, Alby Rydes postoi një video ku e performonte me lëvizje sensuale kërcimin e famshëm të TikTok-ut me këngën e Don Xhonit. Ky i fundit e shpërndau këtë video me ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një mbishkrim mjaft ngacmues:

Ndoshta ti sapo u bëre fansja ime, por unë dhe shokët e mi kemi qenë gjithmonë fansat e tu.

 

Alby nuk e ka lënë me kaq, duke e ripostuar këtë në Instagramin e saj shoqëruar me disa emoji të cilat shprehnin afrimitet. Pas kësaj, të dy nisën të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.

 

Don Xhoni u bë i famshëm vitin që lamë pas, prej freestyle-t në emisionin e Meriton Mjekiqit dhe pas saj arriti të bënte mjaft këngë që u kthyen në hite, si bashkëpunimi me Encën “Break Down” apo kënga “Cocaina”. Ndërsa “Make a pose” është performuar nga shumë personazhe të huaj të njohur ndërkombëtarisht, si italiani Gianluca Vacchi dhe futbollisti i madh brazilian, Douglas Costa.