Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh? Babai i Capital T dhunohet nga disa persona të maskuar!

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme dhe gjithmonë ka rezultuar shumë i pëlqyer. Nëse nuk e njihnit, i ati i reperit, Agim Ademi është është President i Federatës së Futbollit të Kosovës, një post shumë i rëndësishëm që duket se i ka krijuar probleme.

Ai vetë ka treguar me anë të një deklarate në rrjete sociale se ditën e djeshme është sulmuar nga disa persona të maskuar, megjithatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi nuk ka dëmtime apo lëndime nga ana fizike.

Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar. Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë. Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze. Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar. Përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdoj me tërë energjinë time t’i shërbej futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së. Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi! Me respekt, Agim Ademi, president.

Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje,…

Posted by Agim Ademi on Tuesday, October 19, 2021

Së fundmi, reperi vendosi të “kthehet në origjinë” me projektin e ri muzikor që publikoi. “Valle” na e riktheu Kapon ashtu si jemi mësuar ta shohim gjithmonë dhe deri më tani numëron afro 1 milion klikime.