Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh? Don Xhoni nuk performon dot në Suedi…

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Së fundmi, Xhonatani ka qenë i ftuar në një koncert në Suedi ku do të performonte krahas këngëtares Diona Fona dhe Medës. Mirëpo, duket se pjesëmarrja e tij është anuluar pasi mesa duket reperi nuk është pajisur me leje qëndrimi nga shteti suedez. Don Xhoni është siguruar të lajmërojë të gjithë ndjekësit që kishin paguar dhe ka kërkuar falje pasi nuk mund të jetë prezent.

Shpesh në këngët e tij kemi dëgjuar fraza të cilat bëhen shumë të famshme, e ashtu si ka qenë një ndër to dhe kënga hit ‘Make a pose’. Kjo e fundit asokohe u bë virale, ku u kthye gjithashtu në një sfidë TikTok e zhvilluar nga shumë të famshëm edhe ndërkombëtar. Por, duket se sukseset e këtij djali kaq të ri në moshë nuk kanë të ndalur. Sërish po flasim për TikTok-un dhe mund të themi se tanimë është rikthyer në një fenomen. Hashtagu #donxhoni ka plot 1.8 bilion klikime duke shënuar kështu një super sukses.

Para disa ditëve, reperi ka marrë një surprizë shumë të veçantë dhe të bukur. Me anë të një postimi në Instastory, Don Xhoni na ka treguar se një nga mbështetësit e tij që  gjithashtu është edhe shoku i tij, me të cilin ka dhe një marrëdhënie vëllazërore, ka bërë një tatuazh duke “gdhendur” përjetësisht në trupin e tij “Don Xhon”.