Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh me Arjan Konomin? Opinionisti tregon ndërhyrjen e vështirë që ka kryer: “Ka ende shpresë…”

“Për’puthen” është një emision që rezultoi shumë i suksesshëm në gjithë edicionet e tij. Një program me mision kryesor dashurinë, por që shkoi përtej kësaj, teksa shumë nga ish-pjesëtarët arritën të bëhen të famshëm dhe shumë të dashur për publikun shqiptar.

Por, jo vetëm ta pasi të gjithë pjesëmarrësit u përfolën shumë në media dhe ndër ta ishte dhe opinionisti i njohur Arjan Konomi, i cili për një kohë të gjatë nuk ishte më pjesë e televizionit. Ka qenë shpesh kryefjalë e portaleve për deklaratat e tij të forta në program, por edhe në rrjete sociale, megjithatë këtë herë nuk ka të bëjë me diçka të tillë. Pak minuta më parë, opinionisti ndau me ne një video ku teksa shfaqet i shtrirë në spital, ka treguar për ndërhyrjen e vështirë që ka kryer.

Tungjatjeta miq! Siç po më shikoni, ndodhem në kushte jo të mira. Dua të ndaj me ju një fatkeqësi që më ndodhi. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale në krahun tim, të cilin desh e humba për pak, po për fat të mirë ka shpresa akoma që ta kem.

“Për’Puthen” padyshim është një nga risitë më të përfolura që prej fillimit të programit. Nuk ka të madh e të vogël që mos nëse nuk e ndjek të paktën të ketë dëgjuar për të. Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti së fundmi ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie.

Me anë të një Instastory, ku ka postuar një ‘selfie’ të sajën, Borës dhe Arjan Konomit nga episodi i fundit për këtë sezon, krahas ka paralajmëruar “fillimin e një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm në shtator”.