Gossip Live From Tirana Showbiz

Çfarë po ndodh me ndjekësit e VIP-ave në Instagram?

E si mund të mungonte këtë fillim qershori e fundjave, rubrika juaj më e dashur “Social Top 5”?!
Në e shoqërinë e Ksenja Shoshaj dhe Rei Bezhanit do të mësoni të rejat më të fundit nga bota virtuale e showbiz-it shqiptar si dhe atij ndërkombëtarë.

Me ardhjen e stinës së verës dhe rritjen e temperaturave, në Instagram është shtuar edhe numri i ndjekësve të  personazheve të cilët do të renditen nga vendi i pestë në atë të parë.
Pra, duke nisur nga VIP-i që ka fituar më pak ndjekës tek ai që ka shtuar më shumë.

Personazhet shqiptarë:

5. Modelja shumë e bukur, Oriola Marashi ka shtuar 3K ndjekës.
4. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka fituar 4K ndjekës gjatë kësaj jave.
3. Kurioziteti rreth jetës së Sindi Loci duket se është shtuar më shumë, pasi ajo ka shtuar 9K ndjekës.
2. Antonela Berishaj ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, kjo prej debatit të saj për Mevlan Shabën me ish-konkurrenten Shqipe Hysenaj. Antonela ka shtuar 13K ndjekës.
1. Vendin e parë e zë këngëtari Don Xhoni, i cili para disa javësh ka publikuar një projekt të ri muzikor, i cili pati bujë të madhe. Ai ka shtuar 16K ndjekës.

Personazhet e huaj:

5. Nga vendi i pari prej shumë javësh, këngëtarja Selena Gomez kalon në vendin e pestë. Këtë javë ajo ka shtuar 400K ndjekës.
4. Artistja Dua Lipa, në Instagramin e saj ka fituar 800K ndjekës.
3. Billie Eilish ka shtuar 1M ndjekës gjatë këtyre shtatë ditëve.
2. Jennifer Lopez është bërë aktive në rrjete sociale, asaj i janë shtuar 2M ndjekës.
1. Ylli i ‘KUWTK’, Kim Kardashian ka shtuar 6M ndjekës për këtë javë.