Celebrities

Çfarë po ndodh me ndjekësit e yjeve? Cilët janë personazhet më të dashur në Instagram?

Teksa temperaturat po ulen, Instagram-i po vlon më shumë se kurrë. Këtë e tregon më së miri rubrika shumë e dashur dhe e ndjekur e emisionit “Live From Tirana”, “Social Top 5”.

Sigurisht që nuk mund të mungojë edhe këtë fundjavë rubrika që ju afron më shumë me yjet e showbiz-it dhe ju tregon më shumë rreth tyre.

Eliosi do t’ju njohë me personazhet e njohur shqiptarë dhe të huaj që kanë shtuar më shumë ndjekës në llogaritë e tyre në Instagram brenda shtatë ditëve.

Kështu kuptojmë se cilët janë personazhet më të dashur dhe që preferohen më shumë nga publiku.

Personazhet e huaj:

5- Në vend të pestë në këtë Top 5 qëndron artistja shumë e dashur Lady Gaga e cila ka shtuar 300 mijë ndjekës.

4- Vendin e katërt e zë bukuroshja Olivia Rodrigo e cila ka shtuar 400 mijë ndjekës.

3- Në vend të tretë qëndron biznesmenia Kim Kardashian, ajo ka shtuar 1 milion ndjekës.

2- Aktorja e njohur, Lily Collins është në vendin e dytë me 2 milion e 100 mijë ndjekës të shtuar.

1- Në vend të parë është këngëtari Justin Bieber i cili ka shtuar 5 milion ndjekës.

Personazhet shqiptarë:

5- Vendin e pestë e zë blogerja shumë e bukur, Sarah Berisha. Ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës.

4- Artisti i dashur për publikun, Flori Mumajesi ka shtuar 5 mijë ndjekës gjatë kësaj jave.

3- Vendin e tretë e zë moderatorja Arbana Osmani e cila ka shtuar gjithashtu 5 mijë ndjekës.

2- Në vend të dytë qëndron Bruno, i cili ka shtuar 8 mijë ndjekës.

1- Nē vend të parë kryeson Fifi, ajo ka fituar një shifër të frikshme ndjekësish brenda një jave, 31 mijë.