Celebrities Live From Tirana Showbiz

Çfarë po ndodh me ndjekësit e yjeve në Instagram?!

Edhe këtë fundjavë si çdo tjetër, nuk do të mbeteni pas me informacionet më të rëndësishme nga bota e showbiz, dhe sidomos nga çfarë po ndodh aktualisht me ndjekësit e personazheve më të famshëm.

Cilët VIP-a shqiptarë dhe ndërkombëtarë kanë shtuar më shumë ndjekës dhe cilët janë ata që kanë pësuar një rënie të frikshme në numrin e tyre të ndjekësve në rrjetin social më të përdorur.
Lëvizje të tilla ndodhin çdo javë dhe pothuajse këto kohë vëmendja ka qenë e përqëndruar tek disa personazhe, por këtë herë në listën e “Social Top 5” do të shtohen shumë personazhe të cilët janë kthyer ndër më të preferuarit për ju, dhe për disa arsyeja mbetet mister.

Personazhet e huaj:
5. Në vendin e pestë për këtë javë është këngëtarja shumë e dashur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Ajo ka shtuar 200K ndjekës këtë javë.

4. Artistja e mirënjohur, Doja Cat pozicionohet në vendin e katërt me 200K ndjekës të shtuar.
3. Këtë javë në vendin e tretë ndodhet Olivia Rodrigo, ajo ka fituar 500K ndjekës në Instagramin e saj.
2. Tashmë një miliardere e divorcuar, duke shijuar jetën e saj, Kim Kardashian i janë shtuar 7M ndjekës, një rekord i arrirë për të prej kaq javësh në krye të listës.
1. Vendin e parë, në “Social Top 5” dhe jo në “Euro 2020” e zë futbollisti me famë ndërkombëtare, Cristiano Ronaldo. Ai ka fituar 9M ndjekës.

Personazhet shqiptarë:

4. Megi Pojani rikthehet në Top 5, duke qëndruar në vendin e katërt pasi ajo ka shtuar 1K ndjekës gjatë kësaj jave.
3. Samanta Karavella vjen për herë të parë në këtë listë dhe pozicionohet në vendin e tretë. Pas këngës së publikuar ku shfaqej tepër seksi, ajo ka fituar 2K ndjekës.
2. Këngëtari shumë i dashur që mori një famë të menjëhershme, Kidda, ka shtuar 2K ndjekës dhe qëndron në vend të dytë.
1. Këngëtari kosovar, Butrint Imeri, shumë i preferuar nga femrat ka fituar 4K ndjekës këtë javë e qëndron në krye.

Personazhi që ka pësuar më shumë rënie në numrin e saj të ndjekësve në Instagram është ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci. Ajo ka rënë me 2K ndjekës, hera e tretë kjo që Sindi vijon të humbasë ndjekës dhe bëhet çdo ditë e më pak e pëlqyer nga publiku.