Celebrities Gossip Showbiz

Ç’farë po ndodh me Vin Diesel?! Paparacët e nxjerrin zbuluar.

Aktori i njohur Vin Diesel duket se ka ndryshuar shumë në pamje. Ai është parë me kilogramë të shtuara teksa ishte me pushime me jahtin e tij luksoz në Portofino të Italisë.

Ylli i “Fast and Furious” më herët ka pranuar se ishte në gjendje të fshihte komentet negative për trupin e tij, pasi kishte deklaruar se: “Unë kam trupin më të mirë në New York City për dekada me radhë”.

Duke u relaksuar në kuvertë, Vin, u pa të merrte rreze dielli, ndërkohë që aktorja Zoe Saldana, 42 vjeçe, kishte veshur një bluzë të bardhë me mëngë të gjata.

Vin, i cili luan së bashku me Zoe-n në vazhdimin e ardhshëm të filmit “Avatar”, dukej në humor të mirë.

Kjo paraqitje e tyre vjen pasi grupi shijuan së bashku një darkë në fshatin bregdetar, një ditë pasi Zoe bëri një paraqitje glamuroze e veshur me një fustan të kuq të markës ‘Dolce & Gabbana’ në Festivalin e Filmit në Venecia të enjten mbrëma.