Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh mes aktores Scarlett Johansson dhe vajzës së saj Rose Dorothy?!

Epo vajza  e Scarlett Johansson, Rose Dorothy, është duke fillaur dalëngadalë duke bërë detyrën e saj si një motër e madhe. Në muajin gusht, aktorja 37-vjeçare solli në jetë djalin e vogël Cosmo, fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Colin Jost. Megjithatë, katër muaj më vonë, Johansson bëri shaka duke thënë se vajza e saj 7-vjeçare të cilën e ndan me ish-burrin Romain Dauriac nuk ka treguar ende shumë interes për vëllain e saj të vogël.

Gjatë një intrerviste virtuale me Jimmy Fallon në “The Tonight Show”, ylli i “Sng 2” tha se:

Ajo ka shumë gjëra në jetën e saj. Ajo ka një kalendar social shumë aktiv, kështu që nuk është aq e interesuar për fëmijën sa, nuk e di, le të themi, si ndonjë gjë tjetër në të vërtetë?

Gjithashtu gjatë intervistës, Johansson zbuloi se Rose po i duket dhe po i ngjan paksa nënës së saj, sepse duke qenë se tani është në klasën e dytë, bukuroshja ka hyrë në fazën ku nuk i pëlqen të thuhet se çfarë duhet që ajo të bëjë.

Ylli i “Black Widow” ka treguar se pavarësisht se është një aktore e vlerësuar nga kritikët, ajo është e lumtur që bën një jetë më të thjeshtë në shtëpi. Megjithatë, ka një përjashtim kur bëhet fjalë për ta bërë Rose të lumtur. Ajo vazhdoi që edhe të bënte shaka duke thënë se:

Ndonjëherë unë jam “Black Widow” kur është e përshtatshme për vajzën time, kur ajo do të marrë diçka prej saj.

Rikujtojmë gjithashtu se si çdo fundvit, tanime është kthyer në traditë ku bëhet një listë me gratë më të admiruara në botë, të cilat janë pjesë e botës së artit, politikës e deri te emrat mbrëtërorë. E renditur në vendin e pestë të kësaj liste ishte aktorja bukuroshe Scarlett.