Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh mes Fifit dhe Granitit? Teksa janë të shtrirë në krevat Fifi i thotë se…

Nuk ka minutë që kalon e nuk flitet për ngjarjet dhe banorët e shtëpisë më të ndjekur në vend, atë të “Big Brother VIP”. Çdo ditë që kalon bëhet më dinamike, ku zbulohen shumë të pathëna dhe sigurisht konkurrentët afrohen më shumë me njëri -tjetrin. Por ata që janë komentuar më së shumti janë dy prej banorëve nga Kosova, Fifi dhe Graniti.

Mbrëmjen e djeshme u komentua një klip me momente shumë të bukura mes dyshes, ku u dyshua se mund të ketë diçka më shumë se thjesht një miqësi, por gjatë spektaklit ata u shprehën se e shohin njëri tjetrin vetëm si miq, madje me nota humori, thanë se janë si motër e vëlla.
Por këto fjalë ranë poshtë disa orë pas spektaklit, ku dyshja u shkëputën nga banorët e tjerë dhe po qëndronin të dy të përqafuar dhe biseduar.
Gjatë diskutimit të tyre, ata u shprehën se mes tyre mund të ndodhë diçka pasi asnjëherë nuk i dihet. Fifi i është shprehur se nuk e sheh Granitin si një vëlla.

Që kena me u bë çift krejt kanë me mendu, mirë u nxjerra sot në Prime, thash jo valla se kom vëlla, se nuk të kam, as nuk të shikojë si vëlla, drejt po të tregoi, nuk po të gënjejë

Ndryshe nga çfarë prisnim edhe Graniti i ka thënë se nuk mund të garantojë asgjë pasi nuk i dihet se ç’ndodh, jeta mund të sjellë gjithçka.
Një skenë e tillë na i përforcoi dyshimet se mes tyre mund të jetë duke lindur një romancë por ende mbetet për t’u parë dhe zbuluar se si do të shkojnë gjërat, jo vetëm për çiftin Fifi-Granit, por dhe për banorët e tjerë që janë pjesë.