Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh? Morena Taraku përflitet për një lidhje me këngëtarin turk, por reagimi i ish-bashkëshortes së tij është shumë i ashpër…

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Por, këtë herë nuk po shkruajmë për ndonjë dalje të sajën provokative, por për një lidhje që është përfolur shumë kohëve të fundit nga mediat më prestigjioze turke me këngëtarin e njohur Berdan Mardini. Madje, ata kanë shkruar se dyshja janë fqinj në Stamboll dhe janë me njëri-tjetrin prej kohësh.

Jo vetëm kaq, por edhe vetë këngëtari ka treguar se është ndarë së fundmi nga ish- bashkëshortja e tij, me të cilën ka edhe dy fëmijë dhe ka zbukuar se është në një lidhje të re edhe pse nuk ka përmendur emra.

Ky i fundit, gjithashtu ka akuzuar ish- bashkëshorten për përdorim të substancave narkotike, teksa ajo nuk e ka lënë gjithë këtë situatë pa reaguar, madje shumë ashpër…

Një baba që nuk kujdeset për fëmijët e tij, i ndan nga nëna, dhe i tregon eksperiencat me një tjetër grua në rrjete sociale! Është e qartë që nuk brengosesh për psikologjinë e fëmijës dhe sigurisht, mund të jesh edhe beqar por nuk mendon për fëmijët tu. Është e turpshme.

Teksa. Morena ende nuk ka zgjedhur të reagojë lidhur me këto spekulime nëse është e vërtetë apo jo lidhja mes saj dhe këngëtarit turk. E gjitha ç’na mbetet të bëjmë është të presim për një reagim të bukuroshes.

Para pak ditëve ishte festa e Halloween , ku njerëzit vishen nën petkun e një personazhi (real ose jo), Morena Taraku ishte ndër të parat që na ka surprizuar me zgjedhjen e saj. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja ka zbuluar se është një Chun-Li i vërtetë dhe mund të themi me plot gojë se duket shumë seksi.

Së fundmi, Stresi na ka surprizuar dhe me një projekt të ri të cilin e ka zbuluar gjatë një ‘bisedimi online’ me ndjekësit e tij. Teksa është pyetur nëse do të sjellë ndonjë bashkëpunim me Morena Tarakun, njëkohësisht një mikeshë e tija shumë e mirë, reperi ka treguar se kënga me të tanimë është thuajse gati.