Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh? Mos ndoshta Klea Huta ka marrë vendimin drastik?

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.

Klea shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria dhe familja e saj dhe nuk nguron të na tregojë pak nga aktivitetet e saj ditore. Ditën e sotme bukuroshja ka habitur me postimin e fundit në Instastory, ku kapublikuar një foto në të cilën duken disa fije floku të prerë në dysheme. Klea njihet për flokët e saj të gjatë dhe me këtë postim na ka bërë të dyshojmë se ndoshta ka marrë vendimin për të bërë një ndryshim drastik në ‘look’, duke i prerë kështu flokët e saj shkurt. Tashmë na ngelet vetëm të presim që Klea të na tregojë më shumë dhe të na shuaj kuriozitetin.

E ftuar para pak ditësh në ‘Wake Up’, Klea nuk mund t’i shpëtonte pyetjes se si është marrëdhënia e saj me Bora Zemanin, pasi dy partnerët e tyre, Donaldi dhe Elgiti dihet prej kohësh se janë miq të ngushtë. Klea në fakt na tregoi se njohja e saj me Borën ka nisur shumë kohë më parë.