Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh? Rina bën papritur dedikimin e dashurisë dhe na tregon unazën në gisht…

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Para një muaji bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. Nuk dihet nëse tanimë, Rina e ka kaluar ndarjen dhe ka nisur një romancë të re apo është ribashkuar me SinBoy, por vetëm pak minuta më parë, ajo postoi dy Instastory që na habiti të gjithëve.

E para ishte një dedikim dashurie: “Të dua deri në hënë dhe në kthim mbrapa dhe më pas një foto të dorës së saj ku shfaqet me unazë diamanti në gisht.

‘E kalume’ ka arritur jo vetëm të bëhet pjesë e ‘The Top List’, por dhe në kaq pak kohë të numërojë 3 milion klikime në platformën YouTube.

Por, duket se nuk ka asgjë që e ndal artisten e cila ditën e djeshme me anë të një postimi në Instastory na ka treguar se po punon për një projekt të ri muzikor ku po bashkëpunon me producentin Mixey.