Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh? Semi pranon që pëlqen dikë tjetër jashtë shtëpisë dhe nuk është Bojkeni…

Duket se të papriturat në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë fund. Banorët dita-ditës po zbulojnë detaje të pathëna nga jeta e tyre personale që nuk i kishin rrëfyer më parë. E tillë ka qenë dhe një bisedë e bërë së fundmi mes dy banoreve, Einxhel dhe Semi.

Teksa kanë qenë duke biseduar së bashku në oborrin e shtëpisë, Semi ka bërë një deklaratë shumë të fortë. Jo më larg se para disa ditëve, këngëtarja tregoi se do të donte të takonte ish- partnerin e saj, Bojken Lakon, teksa gjatë bisedës me prezantuesen ajo është shprehur se ka një djalë jashtë shtëpisë që e pëlqen.

E pëlqej, por s’e di si do jenë gjërat kur të dal se kam shumë pak kohë që e njoh. Unë mendoj që e ka parë, thjesht e pëlqej, nuk është se ka ndonjë gjë… do kisha qejf ta shihja.

“Big Brother VIP” padiskutim që është tema më e diskutuar në media dhe rrjete sociale. Çdo fjalë dhe rrëfim i banorëve të shtëpisë më të madhe në Shqipëri, padyshim që kthehet në lajm. Semi Jaupaj gjithashtu është një nga konkurrentet më të përfolura dhe mund të themi me plot gojë se marrëdhënia e saj me Bojken Lakon ka qenë shumë e komentuar.

Para pak kohësh, ekskluzivisht për TAR ka qenë i ftuar Bojken Lako, në emisionin “Pardon My French”. Përpos karrierës së tij dhe planeve për të ardhmen në muzikë, këngëtari nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për Semin dhe çfarë mendon ai për pjesëmarrjen e ish- partneres së tij në një show si “Big Brother”.

Rikujtojmë se Semi dhe Bojken kanë qenë të lidhur për plot 8 vite dhe marrëdhënia mes tyre u zbulua në vitin 2011, kur Semi ishte 19 vjeç. Lajmin e ndarjes e bëri me dije vetë këngëtarja para pak muajsh duke treguar se edhe pse të ndarë ai gjithmonë do të jetë një mik i zemrës për të.