Celebrities Film & Tv Showbiz

Çfarë po planifikon aktori Joseph Gordon-Levitt për Kosovën?!

Aktori i famshëm hollivudian, Joseph Gordon-Levitt, ka bërë një kërkesë përmes platformës së tij, “HitRecord”, për publikimin e fotografive interesante nga Kosova që po planifikon t’i përfshijë në një projekt të ri. Ylli i njohur nga filmat si: “The Dark Knight Rises”, “Snowden”, “Don Jon”, “The Walk”, “Inception”, “The Trial of the Chicago 7”, ka bërë një postim në faqen e tij në “Facebook” duke kërkuar fotografi nga lokacione të ndryshme në vendin tonë fqinj. Ai shkroi krah fotos së realizuar në Kosovë:

Përshëndetje, miq në Kosovë! Jam duke kërkuar fotografi interesante të realizuara nga kudo në Kosovë për një projekt të ri në faqen time “HitRecord”. Gjeni disa të mira në aparatin tuaj fotografik dhe shtojini në projekt. Ekzistojnë gjithashtu hapa në këtë projekt për shkrimtarët dhe aktorët e zërit, prandaj mos ngurroni t’i kontrolloni edhe ato nëse jeni të interesuar. Mezi pres t’i shoh fotografitë tuaja!

Hi, friends in Kosovo! I'm looking for cool photos taken anywhere in Kosovo for a new project on my site HITRECORD. Find…

Posted by Joseph Gordon-Levitt on Saturday, July 31, 2021

Ndërkaq në faqen “Hitrecord” kërkohet që të publikhen nga njerëzit fotografitë që tregojnë njerëz, vende dhe gjëra të veçanta nga kudo ku ata jetojnë. Në faqe shkruhet:

Postoni fotografi për të ndarë gjërat e veçanta për të parë se ku jetoni. Mund të jetë brenda, jashtë, qytete, natyrë, ushqim, gjithçka. Ndani gjithçka që mendoni se është e veçantë, dhe gjithashtu mos ngurroni të ndani sa më shumë fotografi që dëshironi.

“HitRecord” është një platformë mediatike bashkëpunuese në internet e themeluar dhe në pronësi të aktorit dhe regjisorit, Joseph Gordon-Levitt. Kompania përdor një shumëllojshmëri të mediave për të prodhuar projekte të tilla si filma të shkurtër, libra dhe DVD. E gjitha filloi në vitin 2005 nga aktori dhe vëllai i tij, Dan, të cilët me kalimin e kohës e hapën platformën për njerëzit e tjerë krijues të cilët donin të rishikonin dhe rikrijonin punën e tyre dhe të tjerëve.