Aktualitet

Çfarë presin më shumë shqiptarët nga viti 2022?!

Sipas një sondazhi, Shqipëria renditet e dyta në botë me prej 70% e banorëve që janë optimistë për vitin e ri në të cilin kemi hyrë. Edhe pse nuk e dimë me saktësi se çfarë i bënë ata që të ndihen optismistë, në të vërtetë ky është një fakt i konfirmuar nga sondazhi global i publikuar nga “Gallup International” me titullin “Fundi i Vititi”. Nëpërmjet këtij sondazhi është matur shpresa dhe lumturia për vitin e ri 2022 në të gjithë botën.

Ndërkohë që në këtë anketim ku morën pjesë më shumë se 41 mijë persona, janë analizuar përgjigjet e anketuesve se si e presin ata nga ana ekonomike vitin që sapo ka nisur. Vetëm 5% e shqiptarëve e shohin vitin 2022 me pesimizëm, që mund të kenë një lloja ankthi, frike apo mosbesimi. Ndërkohë që edhe nga pikëpamja ekonomike nuk presin ndonjë ndryshim.

Megjithatë, pas viteve të fundit dhe të vështirë të pandemisë që lamë pas, ka ende persona që tashmë shfaqen të lumtur dhe plot shpresë nga viti i ri. Në përgjithësi kjo mund të vijë për dy arsye, ose shqiptarët kanë arsye për të menduar diçka të tillë, ose viti që lamë pas i ka bërë ata të lodhur dhe tashmë kanë shpresën për të ecur përpara dhe ta marrin me sportivitet.

Ndërkohë në faqen tonë të web-it, ne kemi nxjerrë një sondazh ku ju kemi pyetur se çfarë prisni më shumë nga viti 2022. Njerëzit janë përgjigjur se presin më shumë shëndet, me 40 % të përgjigjeve. Pas shëndetit presin më shumë dashuri, me 30%, më pas para me 20% të përgjigjeve dhe në fund renditet drejtësia me vetëm 10% të përgjigjeve.

Sipas ekspertëve njeriu fokusohet tek shëndeti kur i ka të parealizuara gjërat e tjera apo që nuk i ka arritur dot dhe mesa duket shqiptarët e kanë pasur më të nevojshme për të pasur një shëndet më të mirë në 2022. Kjo mund të vijë dhe nga tragjeditë që lamë pas, tërmeti apo dhe periudha e vështirë e pandemisë. Popujt që kanë humbur shpresën mendohet se nuk presin më asgjë nga qeveritë e tyre dhe u ka mbetur dëshira dhe optimizmi për të qenë mirë. Dhe mbase dëshira për një shëndet të mirë, është më tipike në vendet e varfra.