Celebrities Film & Tv

Çfarë pritet të ndodhë me ‘Golden Globe 2021’!

Një burim i brendshëm i tha ‘Variety’ se Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollywood-it po planifikon të njohë shfaqjet e vitit 2021 për të festuar punën e madhe të industrisë këtë vit nw ’79th Annual Golden Globes.’ Nuk ishte menjëherë e qartë nëse do të kishte një ngjarje përkujtimore në ndarjen e çmimeve.

Studiot i dërguan një letër të premten me detajet e përshtatshmërisë për ngjarjen, me fokusin tek shfaqjet. E fundit vjen në shfaqjen e çmimeve vjetore rreth pesë muaj pasi NBC në maj zbuloi se nuk do të transmetonte shfaqjen mes një mori problemesh tw ‘HFPA’ me diversitetin, si dhe me çështjet etike. NBC nuk do të transmetojë ‘Golden Globes 2022’ për shkak se është kërkuar një ndryshimi i kësaj madhësie që kërkon kohë dhe punë, dhe ndihet fuqishëm se HFPA ka nevojë për kohë për ta bërë atë siç duhet.

Duke supozuar se organizata zbaton planin e saj, ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të transmetojmë shfaqjen në janar 2023.

HFPA, në një përpjekje për të korrigjuar çështjet e lartpërmendura, ka bërë përpjekje për reforma në fusha të shumta në muajt e fundit. Grupi ka shtuar 21 anëtarë të rinj ku u miratua politika kundër anëtarëve që marrin dhurata dhe pushime nga studiot dhe talentet, krijoi një komitet prej tre anëtarësh të jashtëm për të pasur vende në bordin e drejtorëve të tij me mbikëqyrje mbi diversitetin dhe çështjet etike.

Në gusht, HFPA konfirmoi se 63 nga 84 anëtarët kishin votuar për të bërë lëvizjet për të adresuar çështjet. Presidenti i bordit të HFPA, Ali Sar në një deklaratë është shprehur se:

Tre muaj më parë, ne bëmë një premtim për t’u angazhuar për ndryshimin transformues dhe me këtë votë mbajtëm premtimin e fundit dhe më domethënësin në përfytyrimin e HFPA dhe rolin tonë në industri. Të gjitha këto reforma të premtuara mund të shërbejnë si standarde të industrisë dhe të na lejojnë që edhe një herë të kemi një partneritet kuptimplotë me Hollywood -in duke ecur përpara.

Mes krizës së publicitetit për Golden Globes në fillim të këtij viti, Tom Cruise ktheu tre çmime që kishte fituar më parë, ndërsa studiot dhe interpretuesit u zotuan të bojkotojnë procedurat. Pas njoftimit të HFPA në gusht, NBC tha se ishte ‘inkurajuar’ nga ndryshimet në lëvizje.

Ky shënon një hap pozitiv përpara dhe sinjalizon gatishmërinë e HFPA për të bërë punën e nevojshme për ndryshime domethënëse.