Celebrities Film & Tv Music Showbiz

Çfarë pritet të ndodhë sonte në natën e tretë të “Dancing With The Stars”?!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e parë dhe të dytë, me sigurinë më të madhe mund ta themi tashmë që premiera e “DWTS” nuk zhgënjeu. Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike. Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty dhe do të jetë çdo të premte për t’ju sjellë përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që është atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram.

Një mbrëmje spektakolare pritet të sjellin edhe këtë të premte konkurrentët e “Dancing With the Stars”. Mjafton të themi që sonte në skenën e madhe të kërcimit do të rikthehen këngët e Top Fest nën ritmin e të cilave do të vallëzojnë çiftet. Ishte Eno Popi ai që zbuloi në fund të mbëmjes së dytë që lam pas që ka edhe një surprise tjetër, bëhet fjalë për performancën që do të dhurojë e ftuara speciale, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Besa Kokëdhima.

Kujtojmë gjithashtu se javën e shkuar, sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki ishin të eleminuarit e parë të spektaklit. Juria zgjodhi të shpëtonte Gentin dhe Emanuelën, dy çiftet ishin më pak të votuarit nga publiku dhe juria përgjatë dy të premteve. Po sonte çfarë do të ndodhë me garën? Çfarë suprizash të tjera janë përgatitur me konkurrentet? Qëndroni nën shoqërinë e Top Channel për të mos humbur asnjë moment nga spektakli i madh, duke përfshirë këtu edhe prapaskenat e çifteve.