Horoskopi Lifestyle Love & Sex

Çfarë të bëni në takimin e parë bazuar në shenjën tuaj të horoskopit?

Takimi i parë për disa mund të jetë romantik, për disa argëtues, e për të tjerë shumë emotiv. Më poshtë, do të gjeni se cili është takimi i parë perfekt për ju, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi

Një takim me një dash padyshim është tepër argëtues. I patrembur dhe aventurier, takimi i parë me një dash mund të jetë në një garë makinash, apo në ngjitje të një mali. Qershia mbi tortë? Dashi edhe pas një takimi të tillë nuk do të jetë aspak i lodhur dhe do të ketë shumë energji për të vazhduar mbrëmjen.

Demi

Nëse dëshironi të dilni me një dem përgatituni për një takim luksoz. Nga një darkë me ndiçim perfekt dhe muzikë romantike, deri te një ekspozitë me piktura elegante, takimi me një dem është i detajuar në maksimum. Përgatituni t’i përkëdhelni egon, ata ia dinë vlerën vetes.

Binjakët

Sharmant dhe të këndshëm, binjakët i adhurojnë takimet argëtuese. Ata do të adhuronin të shkonin në koncert, festival apo edhe udhëtime të gjata. Është e vështirë të keni një takim të keq me një shenjë të tillë. Por duhet të përgatiteni që ata do të flasin jashtëzakonisht shumë. Me një debat të mirë, ju mund t’ia vini zjarrin takimit.

Gaforrja

Ju pëlqen Netflix-i? Apo preferoni një shëtitje të gjatë buzë detit? Gaforrja do ta adhuronte një takim të tillë. Gjithashtu gaforret pëlqejnë të shkojnë për piknik apo në teatër. Gjëja më e mirë që mund të bëni për një person të kësaj shenje është të kujdeseni për të e të tregoheni romantik.

Luani

Ndriçim i mirë, kamera dhe aksion! Kur dilni me një luan duhet të visheni mirë dhe shkoni në restorantin më të famshëm të qytetit. Një festë në pishinë do të ishte gjithashtu një ide e mirë, me koktejl dhe karaoke. Të dilni me një luan nuk është asnjëherë e mërzitshme, por kujdes mos bëheni ju të mërzitshëm.

Virgjëresha

Kur përpiqeni të kënaqni shenjën perfeksioniste të virgjëreshës, duhet të bëni një plan A, një B, e pse jo dhe një C. Praktike dhe e zgjuar, kjo shenjë kërkon një natë të çmendur. Gjithashtu virgjëresha pëlqen aktivitete të tilla si gatimi, palestra apo meditimi.

Peshorja

Gjëja e parë që duhet të mendoni kur dilni me një peshore, është të keni veshjen perfekte përshtatur me vendin. Pasi keni arritur këtë, asgjë s’mund të shkojë keq, kur bëhet fjalë për një shenjë që pëlqen artin, stilin dhe muzikën. Të njohur për shijen e tyre perfekte, peshoret pëlqejnë të shkojnë në një galeri apo sfilatë.

Akrepi

Akrepi pëlqen natën, ndaj një person i kësaj shenje do të preferonte një takim të mistershëm. Ndoshta një ecje rrugëve në mbrëmje, pa asnjë destinacion, ose një darkë jashtë në një lokal pa drita. Kini parasysh se atyre u pëlqen presioni dhe nxehtësia.

Shigjetari

Kur dilni me një shigjetar, duhet ta përfytyroni takimin paraprakisht. Atyre nuk u pëlqejnë gjërat e mistershme, pasi preferojnë të dinë më parë detaje të tilla si vendi, ora dhe aktiviteti. Kënaqen me gjëra të vogla si ngjitje në mal, udhëtim me biçikletë apo një vakt në natyrë.

Bricjapi

Bricjapi nuk ka shumë kohë, ndaj preferon të dalë vetëm nëse takimi ia vlen vërtet. Ata preferojnë takime tradicionale, si një darkë në restorant apo një film në kinema. Por që t’i impresiononi merrini nga përditshmëria e mërzitshme për një fundjavë me ushqim të mirë dhe shumë verë.

Ujori

A jeni gati për gjëra të çuditshme? Bëni mirë të jeni, nëse do të dilni me një ujor. Kjo shenjë intelektuale pëlqen të shohë në takim një film aksion apo të lexojë një libër komik. Është e vështirë t’u vidhni zemrën, ndaj përpiquni të fitoni fillimisht mendjen e tyre me fakte interesante shkencore apo me vizita në muze.

Peshqit

Kjo shenjë romantike kënaqet lehtësisht. Misterioz dhe intuitiv, peshqit pëlqejnë filmat, koncertet muzikore, madje edhe mbrëmjet poetike. Kur kushtet e motit janë të favorshme, ato pëlqejnë të jenë kudo jashtë në natyrë.