Rrjetet sociale janë shumë të përhapura tek të gjithë sot. Më poshtë ju listojmë vogëlushët e vipave shqiptar të cilët kanë Instagram, që mesa duket ua menaxhojnë prindërit e tyre. Epo me siguri disa prej tyre kanë një numër të konsiderueshëm ndjekësish.
Poem Blu Vula
Bëhet fjalë për vogëlushen e Ledrit dhe Sarës. Për shumë gjatë u përfol për emrin e veçantë që dyshja i ka vendosur. Poem Blu ka një faqe në Instagram ku numëron mbi 50 mijë ndjekës. Siç shkruhet në rrjetin e saj social, ai menaxhohet nga Ledri e Sara, edhe pse nuk kishim dyshime për këtë.
View this post on Instagram
Hana Aliu
Hana Aliu është vajza e dyshes së shumëpërfolur Mozzik dhe Loredana. Vogëlushja ka mjaft foto e vetme ose me prindërit e saj ku duket vërtet e adhurueshme, ndërkohë që numri i ndjekësve i tejkalon 300 mijë.
View this post on Instagram
Tian dhe Zen Sejdi
Tian Sejdi është djali i Tunës dhe Patrisit. Vogëlushi numëron mbi 6 mijë ndjekës, ndërkohë që, rrjeti social i tij është privat. Përkundrazi, faqja zyrtare e vëllait të tij në Instagram është publike dhe ka rreth 1800 ndjekës.
View this post on Instagram
Zëri dhe Bota Gjikolli
View this post on Instagram
Djalin e madh Zëri dhe motrën e tij të vogël Botën i vendosëm së bashku, pasi janë dy fëmijët e Elitës dhe Gjikos. Zëri numëron mbi 8 mijë ndjekës, ndërsa Bota mbi 9 mijë. Ata kanë disa foto me njëri-tjetrin, si edhe me prindërit e tyre.
View this post on Instagram