Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë thotë Jennifer Aniston për romancat mes figurave publike?!

Ajo kurrë nuk i është shmangur dashurisë. Jennifer Aniston, aktorja 52-vjeçare bisedoi me mediat e huaja lidhur me faktin si ajo po i mban opsionet e saj të hapura. Kur u pyet nëse marrëdhëniet funksionojnë midis figurave publike, Jennifer ishte e bindur se gjithçka është e mundur.

Absolutisht. Dua të them, ka ndodhur. Kjo është ajo për të cilën unë jam duke shpresuar, se nuk është domosdoshmërisht dikush në vetë industrinë. Kjo do të ishte mirë.

Jennifer filloi të takohej me Justin Theroux në vitin 2011 dhe çifti u fejua vitin e ardhshëm para se të martoheshin në vitin 2015. Ata njoftuan ndarjen e tyre në shkurt të vitit 2018 me një deklaratë të përbashkët duke vënë në dukje se ndarja ishte reciproke.

Para lidhjes së saj me Theroux, Jennifer ishte martuar me Brad Pitt për gati pesë vjet para se t’i jepte fund gjërave në vitin 2005. Jennifer nuk është e interesuar të ndjekë një lidhje nëse nuk ndodh organikisht. Kur u pyet nëse do të përdorte ndonjëherë aplikacione takimesh, ajo u përgjigj si më poshtë.

Absolutisht jo. Unë thjesht do t’i përmbahem mënyrave normale të takimit. Të kesh dikë që të kërkon të dilni. Kështu do ta preferoja.

Aniston nuk është aq e fokusuar në martesën përsëri, por po i jep përparësi të qenit me një partner. Ajo është shprehur se shumë herë e rëndësishme është dashuria dhe martesa lidhet vetëm me anën preceduriale, e cila asaj nuk i intereson aspak.